Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë e tensionuar, ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.
Dhjetëra efektivë policie, të mbështetur edhe nga një automjet ujëhedhës, kanë avancuar përgjatë bulevardit, ndërsa nga ana e protestuesve janë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të uniformave blu.
Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të penguar grumbullimin e mëtejshëm të protestuesve.
Pamjet tregojnë momentin kur një efektiv policie drejton armën e tij dhe qëllon me plumba gome në drejtim të protestuesve, të cilët po largoheshin me vrap nga zona.