Kronikë
Përplasje në bulevard, plagoset me plumb gome deputeti i PD-së
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti ka mbetur i plagosur me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas incidentit, demokrati ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa më pas është transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.
Tensionet në bulevard janë përshkallëzuar, ndërsa forcat e policisë kanë nisur përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës për të shpërndarë protestuesit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




