Ka një debat të vazhdueshëm sa herë flitet nëse do të ketë ulje të çmimeve apo ngritje të apartamenteve jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipëri. Për këto debate brenda dhe jashtë industrisë së ndërtimit ka folur kryeministri Edi Rama. Kryeministri nuk ia mohoi vetës në atë që e quajti si kontributin personal në ndikimin e rritjes së vlerës së pronës në kryeqytet prej kohës kur drejtonte bashkinë Tiranë.