E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Policia “mbyt” me gaz lotsjellës protestuesit, deputeti i PD-së qëllohet dhe përfundon në spital
Lajme

Policia “mbyt” me gaz lotsjellës protestuesit, deputeti i PD-së qëllohet dhe përfundon në spital

🇬🇧 Read in English

Situata para Kryeministrisë është tensionuar pasditen e kësaj të diele, 29 nëntor, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë kanë sjellë edhe persona të plagosur.

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është plagosur gjatë incidenteve në bulevard. Sipas raportimeve, ai është qëlluar me plumb gome në shpinë, duke marrë fillimisht ndihmën e parë në vendngjarje. Më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Ndërkohë, Policia ka ndërhyrë me sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Reja e gazit ka përfshirë edhe gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin zhvillimet nga afër, duke vështirësuar punën e ekipeve mediatike.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarë dhe të rinj u mblodhën me pankarta e flamuj kombëtarë, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Situata u tensionua pasi disa protestues hodhën kapsolla, ndërsa forcat e rendit reaguan me gaz lotsjellës.

Protesta e sotme vjen një ditë pas përplasjeve të 28 Nëntorit, kur Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion, ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Përdorimi i plumbave të gomës është gjithashtu në qendër të pretendimeve të disa protestuesve, të cilët kanë kërkuar verifikimin e rasteve nga Avokati i Popullit.

Pas protestës së djeshme, 12 persona u arrestuan dhe 19 të tjerë u proceduan penalisht. Rreth 50 persona, mes protestuesve, efektivëve të Policisë, gazetarëve dhe kalimtarëve, kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.