Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti në protestë, Gazment Bardhi: Do të përgjigjeni!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi për momentin kur deputeti i PD-së, Kliti Hoti u qëllua me plumb gome nga policia gjatë përplasjes mes palëve, sot në protestën antiqeveritare në Tiranë.

Kjo është shpallje lufte! Do të përgjigjeni! Goditja ndaj një deputeti, në krye të detyrës, me plumb në trup, është një krim që do të marrë përgjigje ligjore dhe personale, shkruan Bardhi.

Hoti mbeti i lënduar në pjesën e shpinës.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, reagoi po ashtu:

Kriminelët e Edi Ramës godasin me plumb gome deputetin e PD, Kliti Hoti. Kjo është vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Deputeti po interesohej për rrëmbimet arbitrare të protestuesve nga policia kur u gjuajt me plumb gome dhe u përplas në tokë. Kjo dhunë kriminale e Edi Ramës po përsëritet e po rritet çdo ditë, teksa Prokuroria e Tiranës ende nuk ka marrë asnjë veprim.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.