Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plgumb gome deputetin në protestë

29 Nëntor 2026 | 15:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se plagosi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, Demo bëri të ditur se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e punonjësit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës.

Ministri theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se dhuna nuk do të tolerohet, pavarësisht nëse ushtrohet nga protestuesit apo nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre. Ai nënvizoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por respektimi i ligjit është detyrim për të gjithë.

Reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

“Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë.

Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes.

Siç e kam theksuar vazhdimisht, barazia e të gjithëve përpara ligjit është një parim i panegociueshëm.

Dhuna nuk do të tolerohet, as nga protestuesit që sulmojnë forcat e rendit, institucionet, pronën publike apo bizneset private, as nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre.

E drejta për të protestuar është e garantuar. Detyrimi për të respektuar ligjin është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë automjetet e policisë

Tensionet janë përshkallëzuar në bulevard, teksa protestuesit kanë nisur të hedhin breshëri fishekzjarrësh në drejtim të katër makinave ujëhedhëse të policisë, të vendosura në bulevard.
15:36 | 29/11/2026

Berisha reagon pas plagosjes së deputetit të PD-së me plumb gome: U qëllua me urdhër politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi deputeti i kësaj partie në Shkodër, Kliti Hoti, u qëllua me plumb gome në bulevard...
15:33 | 29/11/2026

Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune për protestën e 28 Nëntorit në Tiranë. Në një konferencë për mediat,...
20:08 | 28/11/2026