Berisha reagon pas plagosjes së deputetit të PD-së me plumb gome: U qëllua me urdhër politik
29 Nëntor 2026 |
15:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi deputeti i kësaj partie në Shkodër, Kliti Hoti, u qëllua me plumb gome në bulevard nga policia gjatë protestës.
Berisha e cilëson ngjarjen si një akt me prapavijë politike ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se Hoti është qëlluar me urdhër politik të kryeministrit.
“Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës, Dr. Kliti Hoti, dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate, të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!”, shkruan Berisha.
Lajme të Sugjeruara
Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune për protestën e 28 Nëntorit në Tiranë. Në një konferencë për mediat,...
Deputeti i “Mundësisë” denoncon sulmin nga policia: Më hodhën pabesisht gaz në fytyrë (VIDEO)
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, thotë se është sulmuar me spraj me piper gjatë protestës së ditës së sotme. Ai ka publikuar disa pamje...
“Anulohet shfaqja në Teatrin e Kukullave”, Gonxhja: Protestuesit hodhën molotov në godinë
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për zhvillimet gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke njoftuar anulimin e shfaqjes së...
- 15:16 Protesta e 29 nëntorit, 10 të lënduar, mes tyre 2 policë dhe një deputet
- 14:46 Përplasje mes protestuesve dhe policisë në bulevard, deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome (VIDEO)
- 14:28 Polica përdor topa uji për të zmbrapsur protestuesit nga bulevardi, zhvendosen te Parku Rinia
- 14:16 Tensionet para Kryeministrisë, policia nis shoqërimet
- 13:27 Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes i pafajshëm nga Haga: U konfirmua pastërtia e luftës së UÇK-së
- 13:17 Tensione në protestë, protestuesit hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës