Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar, ku gjatë protestës janë hedhur breshëri fishekzjarresh në drejtim të godinës qeveritare.
Pas këtij veprimi, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që turma të largohet nga zona përpara Kryeministrisë dhe të shpërndahet në pjesë të ndryshme të Bulevardit.
Tensionet janë regjistruar gjatë protestës së 29 nëntorit kundër qeverisë.














