Programi i Kuponëve për çerdhe do të vijojë edhe këtë vit shkollor për fëmijët e familjeve që marrin asistencë sociale, njoftoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai bëri të ditur se programi është zgjeruar këtë vit dhe tashmë përfshin gjithsej 18 komuna të Kosovës.
Të lidhura
None found
Familjet e interesuara mund të aplikojnë deri më 10 dhjetor në vegëzën zyrtare: https://rks-gov.net/596
Kurti tha se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet ndër prioritetet e Qeverisë, e cila është e përkushtuar të mbështesë familjet dhe të krijojë mundësi më të mira për fëmijët.







