Sali Berisha akuzoi Ervin Demon se zbatoi urdhrin e Ramës për të qëlluar me plumb kombe Klitin Hotin, që sipas tij ishte një tentativë për ta vrarë. Berisha nxiti dhe sulme ndaj komisariateve, duke thënë se atje sillen me qytetarët në mënyrën me armiqësore.

“Ai është horr në detyrë. Thanë para një muaji se pesë policë u pezulluan. Ata janë të gjithë në detyrë, duke bërë kamxhikun e protestuesve. Rama ka kërkuar një akt të tillë dhe Demo nuk mund ta fshehë fytyrën e zezë të Ramës.

Deputeti po ecte. Ata ishin pa asgjë në dorë, vetëm me telefonin. Kthehen dhe e qëllojnë si kriminel. E di si sillen në komisariate me qytetarët. Sillen në mënyrën më armiqësore. Sjellje që janë shkas për të sulmuar komisariatet. Shkas që qytetarët të sulmojnë komisariatet. Të sjellësh njeriun në emër të ligjit dhe të sillesh si kafshë ndaj tij, ti e bën objekt sulmi komisariatin.

Rama është i aftë të zbatojë çdo skenar dhe mendon se me një grusht horrash do të mund t’i shpëtojë verdiktit të qytetarit. Rama është përgjegjës personalisht për këtë tentativë vrasjeje ndaj deputetit të PD-së”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome, pezullohet efektivi! Demo: Askush mbi ligjin! Berisha bën përgjegjës Ramën: Donin ta vrisnin! VIDEO kur qëllohet