Lideri demokrat Berisha sulmon ashpër policinë e shtetit dhe thotë se“Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik për ta vra të Edi Ramës!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr.
Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në këmbë! O sot o kurrë!”. Me tej Berisha tha se kështu siç po vepron policia e meritojnë të digjen komisariatet e policisë në Tiranë. I pyetur nga gazetarët që kjo është thirrje për njerëzit, Berisha u përgjigj sqaroi se nuk thashë unë por e meritojnë të digjen.