Humbi jetën gjatë përleshjes me policinë italiane, identifikohet shqiptari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.11.2026, 16:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Venecias, në Itali, ku gjatë një operacioni policor ka humbur jetën një i ri shqiptar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Viktima është identifikuar si Silvester Cami, rreth 30 vjeç, nga Gjorica e Bulqizës, Dibër. Ai humbi jetën gjatë një përleshjeje fizike me një efektiv policie, në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Sipas mediave italiane, në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe 37-vjeçari shqiptar Ervis Murra, i cili arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia italiane. Forcat e policisë në disa qytete të Italisë janë angazhuar për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Mësohet se në ngjarje kanë qenë të përfshirë tre persona. Fillimisht, personi i tretë është shoqëruar nga policia, por sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë arrestimi. Dyshohet se bëhet fjalë për pronarin e banesës ku qëndronin dy shqiptarët.

Ndërkohë, policia italiane ka konfirmuar identitetin e viktimës përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhënave identifikuese, ndërsa familja e tij në Shqipëri duhej të njoftohej zyrtarisht për ngjarjen tragjike.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e të riut nga Gjorica e Bulqizës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit