Pesë ndeshjet e zhvilluara në Grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë prodhuan gjithsej 17 gola. Në takimin me më shumë gola, Tomori mundi Memaliajn 5 – 3 në Berat.
Në Grupin B, Luftëtari i Gjirokastrës fitoi 3 – 0 ndaj Bylis B dhe i mori kreun e renditjes. Me të njëjtin rezultat, 3 – 0, Devolli mposhti Apoloninë.
Të lidhura
None found
Butrinti triumfoi 2 – 0 në transfertë kundër Këlcyrës, ndërsa në Grupin A, Basania fitoi 1 – 0 derbin e Shkodrës përballë Shirokës.




