Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt policisë te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.

Policia ka hedhur ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

Pas ‘lumit’ të fishekzjarrëve dhe refuzimit të paralajmërimeve, uniformat blu u hodhën në aksion me ujë dhe gaz, duke boshatisur bulevardin në pak minuta.

Policët vijuan ndjekjen e protestuesve drejt sheshit “Skenderbej”.

Në largim e sipër, protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave, duke i vënë flakën në mes të rrugës.











