Fundi e një epoke, Manuel Neuer zbulon planin te Bayern Mynih

Fundi e një epoke, Manuel Neuer zbulon planin te Bayern Mynih

16:20, 29/11/2026

Manuel Neuer do e mbyllë me futbollin e luajtur pas këtij sezoni.

Do të jetë 41 vjeç, kur të thotë lamtumirën e tij si një nga portierët legjendë.

“Besoj se nuk do të vazhdoj të luaj pas kësaj vere. Tani po përpiqem të shijoj kohën që më ka mbetur.

Edhe sezonin e kaluar isha 85% i bindur se do të tërhiqesha nga futbolli.

Por kemi një ekip fantastik dhe atmosfera nuk ka qenë kurrë më e mirë se tani, si në stafin e trajnerëve, ashtu edhe në të gjithë grupin që punon prapa skenave. Është thjesht një kënaqësi të jesh këtu.

Kemi një frymë fantastike në skuadër dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse i kam qëndruar besnik klubit gjatë gjithë këtyre viteve. Më pëlqen vërtet të luaj përkrah lojtarëve të këtij ekipi”, është shprehur portieri.

Neuer është aktualisht i dëmtuar. Rikthimi në fushë pritet pikërisht në muajin janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco