Berisha: Ervin Demo, një horr në detyrë! Pezullimi i efektivit s’e shpërlan fytyrën e zezë të Edi Ramës nga përgjegjësia

16:17, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati Sali Berisha, e konsideron ministrin e Brendshëm, Ervin Demo një horr në detyrë.

Duke folur në deklaratën për mediat nga spitali i Traumës, Berisha tha se pezullimi i efektivit që qëlloi ndaj deputetit të PD, Kliti Hoti nuk e shpërlan fytyrën e zezë të Edi Ramës nga përgjegjësia.

‘Sjellje të tilla janë shkas për qytetarët që t’i sulmojnë komisariatet’, u shpreh Berisha.

Pyetje: Z. Berisha do të protestoni që sot për këtë akt që ju po e quani kriminal?

Sali Berisha: Që të gjitha do të njoftohen. Kemi të bëjmë me një strategji që duhet të përshtatim dhe do përshtatim ne. Këtë e marrim akt lufte ndaj nesh.

Pyetje: Edhe një pyetje tjetër. Z.Ervin Demo, ministër i Brendshëm ka reaguar për rastin e deputetit Kliti Hoti ku ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit ku e quan se është një dhunë jo proporcionale dhe shkelje e ligjit nga policia. Jeni të kënaqur me këtë hap të parë të drejtorit të policisë?

Sali Berisha: Ai është një horr në detyrë, ai është një horr në detyrë i cili të njëjtën gjë thanë, a u kujtohet që thanë para një muaji se pesë policë u pezulluan? Ata janë që të gjithë në detyrë duke bërë, duke bërë kamxhikun e protestuesve. Ata janë të gjithë në detyrë. Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, Edi Rama ka kërkuar një akt të tillë dhe Demo i pakarakter siç është, nuk mund të shpëlajë fytyrën e zezë të Edi Ramës dhe aktin e tij. E pa e gjithë Shqipëria. Deputeti po ecte. Ata ishin pas gjë në dorë. Një telefon kishte vetëm. Vetëm telefonin, bravo. Telefonin. Ata po ecnin, disa kthehen dhe e qëllojnë si kriminel. E dini si sillen në komisariate me qytetarët? Pyeti pak. Sillen në mënyrën më armiqësore, të cilat sjellje të tilla janë shkas për të sulmuar komisariatet. Sjellje të tilla janë shkas për qytetarët që t’i sulmojnë komisariatet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco