Sipas policisë, reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës, duke përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Të gjitha rrugët në këto komuna janë të kalueshme, por në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Ndërkohë, kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në terren, ndërsa policia, në koordinim me institucionet përkatëse, po përcjell situatën dhe është e gatshme të intervenojë sipas nevojës.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë ndërmjet automjeteve dhe të përdorin pajisjet dimërore.

Po ashtu, ka kërkuar që të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte të vështira atmosferike.