Skuadra e Tiranës në volejboll për femra fitoi të dielën pasdite Kupën Pavarësia, një turne që u zhvillua për tri ditë me radhë në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.
Në finale, skuadra bardheblu fitoi 3-2 ndaj Ferizaj (25-21, 22-25, 22-25, 25-22, 15-11). Një ndeshje me rivalitet në të pesta setet, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren dhe trofeun.
Herë udhëhiqte Tirana e herë Ferizaj, që në cdo moment treguan më të mirën në parket. Në fund, vajzat e trajnerit Gorenxa bënë diferencën në fushë, duke fituar pas dy orësh lojë trofeun.
Gjysmëfinale-Femra
Pogradeci – Ferizaj, 0-3
Tirana – Drita, 3-1
Finale
Tirana – Ferizaj, 3-2






