Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës personal për atë që e cilësoi si tentativë për vrasjen e deputetit demokrat Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur nga plumbat e policisë gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.
Pas vizitës në Spitalin e Traumës, ku u interesua për gjendjen shëndetësore të deputetit, Berisha deklaroi se ajo që ndodhi është parë nga e gjithë Shqipëria dhe se përgjegjësia për këtë akt bie mbi kryeministrin.
Pyetje-përgjigje:
Pyetje: Po bëni thirrje për sulm?
Sali Berisha: Jo, nuk po bëj thirrje! Po them se çfarë janë. Se të sillesh ti, njeriu që e ke sjellë që pretendon se e ke sjellë në emër të ligjit aty dhe t’i sillesh si kafshë ndaj tij, atëherë ti e bën objekt sulmi komisariatin. Dhe të garantoj se këtu Edi Rama është i aftë për të zbatuar çdo skenar që beson se me një grusht horrash do mund t’i shpëtojë verdiktit të qytetarëve.
Pyetje: Z. Berisha nga vizita që keni zhvilluar tek deputeti Kliti Hoti, cila është gjendja e tij shëndetësore dhe nga konsulta me mjekët, cilët do të jenë hapat në vijim?
Sali Berisha: Mjekët po po bëjnë një skaner tani dhe po kompletojnë analizat. Nuk është e qartë çështja e plumbit ku ndodhet sepse plaga është e madhe, djegia rreth plagës, edhe njëherë, sikur të jenë plumba dum-dum. Djegie shumë e pazakontë edhe me plumbin e armëve të zjarrit. Edhe me plumat e armëve të zjarrit. Dhe një kontuzion i hershëm i mushkërisë aty çka do të thotë që goditja ka qenë shumë e fuqishme, sepse mushkëria ka një mbrojtje nga kafazi i kraharorit, aq më tepër kur aty ka qenë dhe shpatulla. Pra janë nuk mund të ketë një përgjigje përfundimtare nga mjekët akoma, janë duke u marrë me analizën e të gjithë situatës.
Por nga ana tjetër theksoj se doktor Kliti Hoti qëndronte i vendosur dhe i pamposhtur në misionin dhe vendosmërinë e tij. Kështu që, Edi Rama është përgjegjës personal për këtë tentativë vrasje të deputetit të Partisë Demokratike.
© SYRI.net
‘Tentativë vrasje shtetërore!’/ Boçi: Rama e ka në ADN vrasjen pas shpine, përgjegjësit në burg
Plagosja me armë e Kliti Hotit/ Tabaku: Sistemi i ka plumbat e armët, Shqipëria e gjitha në këmbë kundër Ramës
Berisha: Ervin Demo, një horr në detyrë! Pezullimi i efektivit s’e shpërlan fytyrën e zezë të Edi Ramës nga përgjegjësia