Një tjetër episod i dhunës policore gjatë protestës kombëtare të 29 nëntorit është dokumentuar në një video të publikuar në rrjetet sociale nga aktivistja Arvina Lleshi.
Në pamje shihet një efektiv policie që i afrohet nga pas një protestuesi dhe e godet me shkelm, ndërkohë që ky i fundit nuk duket se po kryen ndonjë veprim apo po paraqet rrezik për punonjësin e policisë.
Pas goditjes, protestuesi arrin të largohet nga vendngjarja. Nga ajo që shihet në video, nuk dallohet ndonjë veprim i tij që të justifikonte këtë goditje.
Pamjet ngrenë sërish pikëpyetje mbi mënyrën se si po ushtrohet forca nga efektivët e policisë ndaj qytetarëve që kanë dalë në protestë.
Një tjetër moment që kërkon sqarim nga autoritetet, pasi pamjet nuk tregojnë ndonjë veprim të protestuesit që të paraprijë goditjen nga efektivi i policisë.