Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra e mbylli turneun “IHF Nations Trophy” me humbje ndaj Bullgarisë në ndeshjen për vendin e tretë.
Takimi u zhvillua të dielën në Kranevo të Bullgarisë dhe përfundoi 23:20 në favor të bullgareve.
Të lidhura
None found
Kosova e fitoi pjesën e parë, gjatë së cilës qëndroi vazhdimisht në epërsi. Pas pushimit, Bullgaria e ktheu rezultatin dhe e mbylli ndeshjen me tri gola avantazh.
Lëndimet e shumta ndikuan në paraqitjen e Kosovës, por hendbollistet kosovare vazhduan të luftonin deri në fund, pavarësisht vështirësive fizike.
Sipas FHK-së, turneu në Bullgari i dha mundësi përzgjedhësit Nenad Shoshtariq të zgjerojë grupin e lojtareve ku mund të mbështetet për sfidat e ardhshme.
Në mars, Kosovën e presin kualifikimet për Kampionatin Evropian, ndërsa në prill do të marrë pjesë në fazën e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.






