Sulmi me armë ndaj Kliti Hotit/ Kalaja: Vrasje e mbetur në tentativë nga polici, veprim i qëllimshëm

16:49, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalja e konsideron sulmin me armë ndaj deputetit të PD, Kliti Hoti, si një vrasje e mbetur në tentativë nga ana e punonjësit të policisë që qëlloi ligjvënësin.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Kalaja tha se goditja e deputetit Hoti nuk ishte një rastësi, pasi ky barbarizëm shtoi ajo, duhet të kishte marrë fund që me goditjen e të riut Erion Vishkulli me plumb gome në sy në protestën e ditëve të para të nëntorit.

Sipas Kalasë, veprimet e Policisë ndaj protestuesve janë të qëllimshme, ndërsa theksoi se plumbat e gomës të futur në Shqipëri nuk dihet nga cili shtet kanë ardhur, duke shtuar se për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur dhe një procedim.

S’është rastësi, nëse do ishte një rast fatkeq apo spontan, ky barbarizëm do kishte ndaluar që me Erionin. Këto ditë kemi paraë raste përsëritje ndaj njerëzve që s’bëjnë veprim e kërcënim për policinë. Reagimi ndaj deputetit është një reagim jo vetëm me urdhër politik, por për të shënjestruar, polici që ka goditur deputetin është i njëjti që godiste pa kriter disa të rinj, dhe është ndeshur me reagimin e deputetit të PD dhe të rinjve demokratë dhe po vraponin pas policëve për kërkesë llogarie ndaj veprimeve kriminale.

S’është veprim pa dashje, në gjaknxehtësi e sipër. Veprim i matur për të goditur lotsjellës që është hedhur është në kundërshtim me standardet e protokollet e përdorura, narrative e ngritur nga ministri, një bandit i vërtetuar që duhet të ishte pas hekurave. PD ka bërë 3 kallëzime penale për dhunën, edhe i 3 që lidhet me armët, plumat e gomës, gazi lotsjellës që janë futur në Shqipëri e nuk dihet nga kanë ardhur.

Plumbat që ne shohim, janë armë pa numër matrikuli. Prokuroria e Tiranës ka bërë këqyrjen e parkut 100, që ka informacion për armë pa numra matrikuli. Janë futur edhe 100 persona të paidentifikuar. Ministri dhe Klodian braho të japin dorëheqjen. Kanë lejuar që situata të përcipitojë deri në vrasje mbetur në tentativë ndaj një deputeti të Republikës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco