Në Steblevë të Librazhdit reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe kanë arritur në një trashësi prej rreth 15 centimetra.
Gjatë natës është punuar për hapjen dhe kriposjen e rrugës dhe aktualisht nuk ka probleme në qarkullim pavarësisht temperaturave të ulëta të cilat shënojnë -3 gradë.
Autoritetet bëjnë apel për kujdes pasi ka prani të ngricave.