Policia ka thyer përsëri një tjetër mësymje të protestuesve, mes tyre edhe shumë kapuçonë që nuk kursyen sharrimin e shtyllave elektrike apo të semaforëve.


Policia nuk i lejoi t’i afroheshin Kryeministrisë, duke nisur menjëherë aksionin e sprapsjes.


Protestuesit të zënë në kurth nga të dy krahët morën rrugët alternative për nga Tajvani, Myslym Shyri, sheshi “Skënderbej” dhe rrugicat e tjera, për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit të autobotëve me presion.


Qindra efektivë i ndoqën këmba-këmbës protestuesit, për të shoqëruar disa prej tyre.












