Situata paraqitet e tensionuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku janë përqendruar forca të shumta policie, kjo duke ndjekur këmba-këmbës protestuesit. Efektivët janë vendosur pas protestuesve, ndërsa automjetet e policisë kanë ndezur sirenat. Përgjatë rrugës, protestuesit kanë lënë pas kazanët e djegur. Forcat e policisë po tentojnë shoqërimin e protestuesve, ndërsa situata në zonë vijon të mbetet e tensionuar.