Gjatë marshimit në drejtim të Kryeministrisë, protestuesit kanë krijuar një barrikadë në zonën e Bllokut të Ministrive, duke përdorur sende të ndryshme për të bllokuar rrugën. Në pamjet nga vendngjarja shihet gjithashtu një prej protestuesve, i cili tenton të presë një shtyllë me gur fleksibël. Ngjarja është regjistruar teksa turma po lëvizte drejt godinës së Kryeministrisë, në vijim të protestës në kryeqytet.