Protestuesit e dhunshëm dhe kapuçonët nuk kursejnë asgjë.
Edhe semaforët janë bërë objekt i dëmtimeve gjatë protestës së 29 Nëntorit në Tiranë.
Një grup protestuesish të rinj i janë vërsulur shtyllës së një semafori pranë ish-hotel Dajtit, duke e prerë me gur fleksibël e më pas duke e rrëzuar përtokë.
Pas dëmtimit të infrastrukturës rrugore, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë.











