Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha viziton në spital Kliti Hotin: U qëllua me urdhër të Ramës

29/11/2026
Berisha viziton në spital Kliti Hotin: U qëllua me urdhër të Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas plagosjes së deputetit demokrat dhe gjithashtu mjek Kliti Hoti gjatë protestës në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas sulmit.

Në një deklaratë për mediat, pasi vizitoi Hotin në spital, Berisha tha se deputeti i qarkut të Shkodrës u qëllua në shpatullën e djathtë, teksa po i vinte në ndihmë një protestuesi që po përballej me efektivët e Policisë.

Sipas tij, goditja ishte e rëndë dhe shkaktoi një plagë të thellë, ndërsa deputeti po kryen ekzaminime të tjera mjekësore për të vlerësuar gjendjen shëndetësore.

Berisha tha se Hoti ishte marrë në shënjestër dhe se ngjarja përbën një akt me motivim politik, duke e cilësuar si përshkallëzim të përplasjes mes qeverisë dhe opozitës.

“Para kamerave, në sytë e të gjithë shqiptarëve, me urdhër politik të Edi Ramës, u qëllua për t’u vrarë, në tentativë për t’u vrarë, deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Shkodër, doktor Kliti Hoti”, deklaroi Berisha.

Ai tha se deputeti po ndërhynte për të ndihmuar një protestues që, sipas tij, po trajtohej me dhunë nga policia, kur u qëllua nga një efektiv.

Sponsorizuar

“Deputeti Kliti Hoti, siç e panë të gjithë shqiptarët, nuk ishte, po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë, e marrin në shenjë zemre, por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti i kthjellët bën një rrotullim të lehtë dhe arma shkrehet në shpatullën e tij”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha tha se deputeti ka marrë një plagë të rëndë në shpatullën e djathtë dhe se po vijojnë ekzaminimet mjekësore.

Në përfundim, ai paralajmëroi reagim nga Partia Demokratike, duke e cilësuar incidentin si një akt që, sipas tij, synon të nxisë konflikt të hapur mes qeverisë dhe opozitës.

“Kur një deputet në detyrën e tij, në funksion të deputetit dhe të mjekut, qëllohet me snajper, deputeti i forcës kundërshtare, Edi Rama de facto i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike. Dhe me këtë rast ju siguroj se Partia Demokratike do t’i përgjigjet atij në mënyrën më të merituar”, deklaroi Berisha. a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Berisha viziton në spital Kliti Hotin: U qëllua me urdhër të Ramës

Berisha viziton në spital Kliti Hotin: U qëllua me urdhër të Ramës

29/11/2026
34-vjeçari Briken Tuçi në rrezik për jetën, motra: Hemorragjia është përhapur në tru. Mjeku: është në monitorim intensiv

34-vjeçari Briken Tuçi në rrezik për jetën, motra: Hemorragjia është përhapur në tru. Mjeku: është në monitorim intensiv

29/11/2026
Pezullohet polici që qëlloi me plumb gome deputetin Kliti Hoti

Pezullohet polici që qëlloi me plumb gome deputetin Kliti Hoti

29/11/2026
PAMJET/ Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së Kliti Hoti, plagë e rëndë në shpatull

PAMJET/ Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së Kliti Hoti, plagë e rëndë në shpatull

29/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha viziton në spital Kliti Hotin: U qëllua me urdhër të Ramës

Berisha viziton në spital Kliti Hotin: U qëllua me urdhër të Ramës

29/11/2026
34-vjeçari Briken Tuçi në rrezik për jetën, motra: Hemorragjia është përhapur në tru. Mjeku: është në monitorim intensiv

34-vjeçari Briken Tuçi në rrezik për jetën, motra: Hemorragjia është përhapur në tru. Mjeku: është në monitorim intensiv

29/11/2026
Pezullohet polici që qëlloi me plumb gome deputetin Kliti Hoti

Pezullohet polici që qëlloi me plumb gome deputetin Kliti Hoti

29/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.330 artikuj gjithsej