Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas plagosjes së deputetit të PD, Kliti Hoti nga efektivi i policisë në protestën e kësaj të diele, 29 nëntor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi e konsideron aktin e Policisë, një vrasje me dashje e mbetur në tentative, ndërsa Prokuroria e Tiranës ende nuk ka marrë asnjë veprim.
Sipas tij, kryeministri më i korruptuar në Europë po shënjestron kundërshtarët, ndërsa shtoi se kjo nuk do ta shpëtojë nga llogaridhënia para ligjit.
‘Ai me banditët e tij shumë shpejt do shkojnë në vendin që meritojnë, në burg’, përmbyll reagimin e tij ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi.
Statusi:
Kriminelët e Edi Ramës godasin me plumb gome deputetin e PD, Kliti Hoti. Kjo është vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Deputeti po interesohej për rrëmbimet arbitrare të protestuesve nga policia kur u gjuajt me plumb gome dhe u përplas në tokë. Kjo dhunë kriminale e Edi Ramës po përsëritet e po rritet çdo ditë, teksa Prokuroria e Tiranës ende nuk ka marrë asnjë veprim.
Kryeministri më i korruptuar në Europë po shënjestron kundërshtarët dhe sot kishte objektiv dhune deputetin e PD.
Edi Rama është urdhëruesi dhe s'ka polici e gardë që do ta shpëtojë nga dhënia e llogarisë para ligjit. Ai me banditët e tij shumë shpejt do shkojnë në vendin që meritojnë, në burg.
© SYRI.net
Romir Saraçi apel policëve: Mos zbatoni urdhra kriminalë, po përdoreni dhe do të përballeni individualisht me ligjin!
Noka: Edi Rama urdhëroi të qëllohej deputeti Kliti Hoti, vrasje e mbetur në tentativë ndaj tij
Plagosja e Klsiti Hotit nga Policia/ Blushi: Atentat mafioz e kriminal ndaj opozitës, demokracisë dhe pluralizmit politik