VIDEO/ Balla për akuzat e deputetit Shehaj: Mashtrim, protestuesi nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën

Aktualitet

Publikuar: 29/11/2026

VIDEO/ Balla për akuzat e deputetit Shehaj: Mashtrim, protestuesi nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të deputetit Agron Shehaj lidhur me gjendjen shëndetësore të një protestuesi, i cili pretendohej se ndodhej në koma dhe në rrezik për jetën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta, duke e ftuar publikun të dëgjojë sqarimin e mjekut të Spitalit të Traumës.

“Një mashtrues profesionist sapo ka dalë dhe ka thënë se një protestues është në koma dhe në