Noka: Edi Rama urdhëroi të qëllohej deputeti Kliti Hoti, vrasje e mbetur në tentativë ndaj tij

Noka: Edi Rama urdhëroi të qëllohej deputeti Kliti Hoti, vrasje e mbetur në tentativë ndaj tij

17:42, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ashpër për incidentin e regjistruar gjatë protestës, ku deputeti Kliti Hoti u qëllua me plumb, ndërsa po i kërkonte llogari policisë pasi po qëllonte pa kriter me plumba gome ndaj të rinjve.

Noka shkruan se, ky është krim i rëndë, duke akuzuar Edi Ramën për urdhër politik ndaj policisë dhe duke e konsideruar goditjen ndaj deputetit si vrasje të mbetur në tentativë.

Reagimi i Flamur Nokës:

Një punonjës policie ka qenë duke qëlluar pa kriter me plumba gome ndaj të rinjve.

Deputeti Kliti Hoti e ka identifikuar dhe ka vrapuar për t’i kërkuar llogari për shkeljen e ligjit.

Sipas ligjit, deputeti ka përgjegjësi të monitorojë dhe kërkojë shpjegime nga autoritetet për zbatimin e ligjit.

Në krye të detyrës, nga një distancë shumë e afërt, me urdhër politik të Edi Ramës, është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit me plumb.

Ky është krim:

Vrasje e mbetur në tentativë e kryer ndaj një deputeti në krye të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco