Plagosja e Kliti Hotit nga Policia/ Blushi: Atentat mafioz e kriminal ndaj opozitës, demokracisë dhe pluralizmit politik

17:40, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjitshëm i PL, Tedi Blushi ka vizituar në spitalin e Traunës, deputetin e PD Kliti Hoti, i cili u qëllua pas shpine nga ana e policisë me plumb gome.

Në deklaratën për mediat pas vizitës, Blushi e cilësoi aktin, një atentat politik me dashje dhe pas shpine, jo vetëm ndaj një deputeti, por një atentat mafioz, kriminal, pas shpine ndaj Opozitës në tërësi, demokracisë dhe pluralizmit politik.

Sipas Blushit, është e qartë që junta policore e Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse një skuadër pushkatimi ndaj të gjithë atyre kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës.

Dua t’i uroj deputetit Hoti shërim sa më të shpejtë.

Një urim të cilin ia përcolla edhe në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta.

Gjendja e tij shëndetësore, besoj jeni informuar, është nën trajtimin e mjekëve.

Por ajo çfarë dua të theksoj nëpërmjet këtij qëndrimi është se sot kemi të bëjmë me një atentat politik me dashje dhe pas shpine, jo vetëm ndaj deputetit të nderuar të Shkodrës, z. Kliti Hoti, por një atentat mafioz, kriminal, pas shpine ndaj Opozitës në tërësi, ndaj demokracisë dhe ndaj pluralizmit politik.

Është tanimë e qartë që junta policore e Edi Ramës nuk është asgjë tjetër veçse një skuadër pushkatimi ndaj të gjithë atyre kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës.

Dhe si e tillë duhet të marrë përgjigjen më të ashpër dhe më të vendosur të të gjithë atyre shqiptarëve që besojnë në vlerat e lirisë, që besojnë në vlerat e demokracisë.

Edi Rama, siç përgjaku 28 Nëntorin, tentoi sot të përgjakte, sepse ka qenë një tentativë për vrasjen e një deputeti opozitar, pra kërkoi të përgjakte edhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit, sepse ai është i etur për gjak, për dhunë dhe veçanërisht që, nëpërmjet terrorit të pashembullt, që nuk është asgjë tjetër veçse një krim me dashje shtetëror, të qëndrojë në pushtet.

Ndaj sot, ky akt, e theksoj, ky atentat politik ndaj opozitës, ndaj demokracisë dhe ndaj pluralizmit politik meriton përgjigjen më të ashpër të të gjithë shqiptarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë që besojnë në vlerat e lirisë, që kanë dhënë gjithçka në mbrojtje të votës së lirë, që kanë dhënë gjithçka në mbrojtje të demokracisë dhe të pluralizmit.

Askush nuk mund të pranojë dot që në një vend anëtar të NATO-s, që sot është i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, ku përfaqësuesit dhe deputetët e opozitës të qëllohen me plumb në mes të bulevardit pa kryer asnjë krim.

Besoj është i qartë qëndrimi dhe besoj përgjigjja e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e opozitës, jo vetëm e votuesve të Partisë Demokratike dhe votuesve të Partisë së Lirisë, por e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë e ashpër, e drejtë dhe sigurisht demokratike ndaj një diktatori, i cili meriton tanimë çdo përgjigje, sikundër, në fakt, duhet ta marrë çdo tradhtar dhe çdo autokrat, i cili qëndron në pushtet vetëm si armik i lirive dhe i të drejtave themelore të njeriut.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco