20 protestues janë shoqëruar nga blutë e Tiranës në kuadër të protestës që po mbahet këtë të diel në kryeqytet. Tubimi i 29 nëntorit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë përplasjeve ka mbetur i lënduar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti i cili është goditur me plumb gome në pjesën e shpinës. Deputetit i është dhënë ndihma e parë nga personat e pranishëm, ndërsa më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Pas incidentit, efektivi i policisë është pezulluar nga detyra. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka kërkuar nisjen e një hetimi të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa një pjesë e këtyre të fundit kanë hedhur gurë, molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit.