Një protestues i maskuar u ngjit mbi një automjet të Policisë në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, duke e goditur atë. Brenda mjetit ndodheshin efektivë policie, të cilët u larguan me shpejtësi.
Gjatë këtij incidenti, i riu ra në tokë. Ngjarja ndodhi pasi protestuesit ishin zhvendosur drejt kësaj zone.