Eurodeputeti holandez Sander Smit ka kritikuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, duke i akuzuar se po mbyllin sytë përballë shkeljeve të parimeve të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ai kërkon që vendi të mos pranohet në Bashkimin Europian, duke marrë si argument paraburgimin e Erion Veliajt.
Reagimi i Smit vjen në ditën kur komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ndodhej në Tiranë. Në një postim në rrjetin social X, eurodeputeti holandez vuri theksin te fakti se Veliaj, sipas tij, mbahet prej 655 ditësh në paraburgim pa një vendim dënimi.
Smit e konsideron këtë situatë si një shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe ka drejtuar kritikat ndaj drejtuesve të institucioneve europiane, duke kundërshtuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
