LIVE/ Tensionohet situata në Bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt autobotëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku efektivët kanë shoqëruar dy prej pjesëmarrësve në protestë.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, dy protestues janë marrë nga efektivët dhe janë larguar nga zona ku po zhvillohej tubimi.
Situata është tensionuar pas hedhjes së molotovëve, gurëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ndërkohë, nuk ka ende një bilanc të plotë zyrtar për numrin e personave të shoqëruar gjatë protestës.
Top Channel