Një protestues në terapi intensive pas goditjes në protestën e datës 28, mjeku: Ka traumë në kokë
Briken Tuçi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ndodhet në terapi intensive në Spitalin Universitar të Traumës, ku po mbahet nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.
Në një deklaratë për mediat këtë të diel, një nga mjekët e Spitalit të Traumës bëri të ditur se pacienti ka pësuar traumë në kokë, por aktualisht nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mjekut, Briken Tuçi qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal, si nga personeli mjekësor, ashtu edhe nga familjarët. Gjendja e tij neurologjike dhe parametrat jetësorë po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mjeku sqaroi se pacienti ka pësuar kontuzion, por nuk ka hemorragji.
“Ka kontuzion, por jo hemorragji. Gjithsesi, statusi aktual është i monitoruar me rreptësi, i stabilizuar dhe me parametra totalisht konstantë”, u shpreh mjeku.
I pyetur nëse ekziston mundësia që pacienti të intubohet, mjeku tha se aktualisht janë shumë larg një skenari të tillë.
“Për momentin jemi shumë larg intubimit. Kaq mund të themi”, deklaroi ai.
Një protestues në terapi intensive pas goditjes në protestën e datës 28, mjeku: Ka traumë në kokë, është i përgjumur, por reagon Briken Truci, i cili mbeti i lënduar gjatë ngjarjeve të 28 nëntorit, ndodhet në terapi intensive në Spitalin Universitar të Traumës. https://t.co/VLlELveCn0
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 29, 2026
Policia marshon në Parkun Rinia dhe rrugët pranë bulevardit, shoqërohet një i ri
Protestuesi ngjitet mbi makinën e policisë dhe e godet, efektivët largohen me shpejtësi (VIDEO)
AMP: Në bashkëpunim me Prokurorinë kemi nisur verifikimet për goditjen e deputetit të PD-së
- 17:59 Policia marshon në Parkun Rinia dhe rrugët pranë bulevardit, shoqërohet një i ri
- 17:46 Protestuesi ngjitet mbi makinën e policisë dhe e godet, efektivët largohen me shpejtësi (VIDEO)
- 17:15 AMP: Në bashkëpunim me Prokurorinë kemi nisur verifikimet për goditjen e deputetit të PD-së
- 16:53 Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet!
- 16:47 Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në komisariat
- 16:18 Pezullohet efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës