Një grup protestuesish po tentojnë të thyejnë pllakat te sheshi Skënderbej, teksa kanë shpërndarë edhe gurë për të vijuar me sulmet.
Policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz për shpërndarjen e tyre.
Disa efektivë policie kanë ndjekur me vrap një grup protestuesish drejt bulevardit ‘Zogu I’.
Më herët blutë hodhën gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre.











