Disa efektivë policie janë vënë në ndjekje të një grupi protestuesish, të cilët janë larguar me vrap në drejtim të bulevardit “Zogu i Parë”.
Ndjekja ka ardhur pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e turmës, gjatë së cilës janë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë.
Ndërhyrjet e efektivëve kanë vijuar edhe në rrugët përreth, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.













