Barcelona fitoi 1-5 në transfertën ndaj Deportivo. A Coruna, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të në La Liga. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Raphinha me tre gola të shënuar.
Më këtë tregolësh, Raphinha kryeson renditjen e golashënuesve në La Liga me 18 goal të shënuar në 14 javët e para. Askush nuk e kishte arritur këtë shifër në këtë fazë të sezonit që nga Cristiano Ronaldo në sezonin 2014/2015, i cili shënoi 23 gola pas 14 javëve të para.
Në anën tjetër, edhe Barcelona shkruan historinë me numrin e golave që ka shënuar deri tani. Barcelona ka shënuar 56 gola pas 14 javësh. Në historinë e La Ligës, vetëm Athletic Bilbao, me 64 gola në sezonin 1930-1931, ka shënuar më shumë në këtë fazë të kampionatit.







