Manchester United po përjeton një krizë pa fund në fushën e lojës, një krizë që tani po shpërthen edhe jashtë saj. Momente tensioni janë përjetuar në Carrington, qendrën stërvitore të Djajve të Kuq.

Rreth 15 tifozë të Manchester United, disa prej të cilëve me kapuçë në kokë u shfaqën pas më pak se 24 ore nga humbja poshtëruese në shtëpi ndaj Brentford; një disfatë që i zhyti edhe më thellë të besuarit e Mauricio Pochettinos që tani janë në vendin e parafundit të klasifikimit.

Ishte kjo një protestë që detyroi përgjegjësit që të mbyllin kangjellat e qendrës stërvitore të skuadrës dhe të kërkojnë ndërhyrjen e policisë që erdhi me 4 makina dhe 1 furgon.

Top Channel