Procesi për përfshirjen e Xhamisë së Larme në listën tentative të trashëgimisë botërore të UNESCO-s ka filluar tashmë, duke shënuar etapën e parë drejt nominimit të saj zyrtar.
Kjo nismë është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, dhe ka siguruar gjithashtu përkrahjen e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore.
Të lidhura
None found
Me qëllim realizimin e këtij objektivi, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka ngritur një grup të posaçëm pune, i cili do të merret me përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe koordinimin e veprimeve.
Kjo xhami, e ndërtuar në shekullin XIX, vlerësohet si një ndër shembujt më të spikatur të arkitekturës islame në rajon, e dalluar për pikturat e saj murale, ornamentet e pasura dhe sintezën e veçantë të stileve artistike osmane me ato evropiane.
Megjithatë, duhet theksuar se përfshirja në Listën Tentative është vetëm hapi i parë; më pas do të kërkohet hartimi i dosjes së plotë të nominimit, një proces që kërkon kohë dhe angazhim të mëtejshëm.








