Barcelona nuk ka ndërmend të lëshojë pe në La Liga.
Skuadra katalanase nuk pati mëshirë ndaj Deportivo La Coruna në Riazor të cilën e mundi me rezultatin e thellë 5-1 dhe e sheh veten të shkëputur nga ndjekësit e saj në krye te klasifikimit.
Barcelona e mori kontrollin e ndeshjes që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-1. Vetëm 2 minuta lojë i mjaftuan skuadrës katalanase që të marrë avantazhin me golin e Lamine Yamal me 19 vjeçarin që shënoi pas një asisti të Pedrit.
Deportivo La Coruna reagoi menjëherë dhe në minutën e 9 barazoi me Aubameyang që shënoi golin klasik të ish-it. Barazimi nuk rezistoi shumë pasi në minutën e 20 Barcelona u kthye në avantazh me golin e Dani Olmos për të shkuar në pushimin e ndeshjes me rezultatin 2-1 në favor.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Hansi Flick shpërthyen teksa shënuan edhe 3 gola të tjerë dhe protagonisti absolut u bë pikërisht Raphinha, autor i një tregolëshi, me brazilianin që i shënoi golat në minutën e 50 dhe më pas në të 80 dhe të 91 për të fiksuar fitoren 5-1 të Barcelonës që vijon të jetë në krye me 39 pikë, me 5 pikë më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë dhe 6 pikë më shumë se Reali i Madridit.










