VIDEO/ E dhunuan në shesh pa bërë asgjë, e reja u kërkon llogari policëve mercenarë: O serbë…

18:43, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vajzë e re është përplasur ashpër me efektivët e Policisë së Shtetit në sheshin “Skënderbej”, pasi po dhunohej prej tyre pa kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, në vijim të protestës së 28 nëntorit, e cila po vijon prej mëngjesit, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

E revoltuar nga ajo që i ndodhi, e reja u ka kërkuar llogari efektivëve për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Në pamjet e publikuara, vajza dëgjohet duke iu drejtuar me tone të ashpra policëve duke i quajtur ‘serbë’ dhe ka kundërshtuar sjelljen e tyre mercenare kundrejt qytetarëve dhe duke kërkuar shpjegime për dhunën.

Përplasja vjen në një tjetër episod të tensioneve mes qytetarëve dhe policisë gjatë protestës së 29 Nëntorit në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco