Xhixho: Ministri Demo të japë dorëheqjen, gazi me dronë vepër penale, tentativë për vrasje ndaj qytetarëve

Xhixho: Ministri Demo të japë dorëheqjen, gazi me dronë vepër penale, tentativë për vrasje ndaj qytetarëve

17:49, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Demo, duke e cilësuar pezullimin e efektivëve të policisë si një masë të pamjaftueshme përballë dhunës së ushtruar ndaj protestuesve.

Në një reagim të fortë, Xhixho akuzoi policinë dhe qeverinë për dhunë e represion ndaj qytetarëve që po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për protestë, ndërsa përgjegjësinë për urdhrat e dhënë e drejtoi te Edi Rama dhe zinxhiri komandues.

Deputetja e PL-së denoncoi gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës përmes dronëve gjatë protestës, duke e cilësuar këtë veprim si vepër penale dhe helmim masiv të qytetarëve.

Reagimi i deputetes, Erisa Xhixho:

Së pari, Ministri Demo bën mirë të japë dorëheqjen.

Pezullimi i një polici nuk është asnjë vendim.

Është një bandë kriminale që po sulmon qytetarët që po protestojnë në të drejtën e tyre kushtetuese.

Ndaj, kjo organizatë kriminale që drejton vendin sot nuk mund të vazhdojë më.

Bën mirë të japë dorëheqjen dhe të mos fshihet pas pezullimeve që zgjasin vetëm disa ditë, për t'u rikthyer përsëri këta policë të veshur me uniformë, të cilët nuk përfaqësojnë atë uniformë, por thjesht një bandë kriminale që, me urdhër të Edi Ramës, jep urdhër për të dhunuar barbarisht qytetarët.

Dua të denoncoj edhe një fakt që ka ndodhur dje: hedhja e gazit lotsjellës nëpërmjet dronëve është një vepër penale. Është një helmim masiv ndaj qytetarëve, është një vepër penale në cilësinë e tentativës për vrasje ndaj qytetarëve.

Për atë që po ndodh këto ditë dhe këta muaj, duhet të mbajnë përgjegjësi personat që kanë dhënë urdhrat, që është Edi Rama, si dhe i gjithë zinxhiri i ekzekutimit.

Dhe të mos mendojë askush se mund të frikësojë një popull të tërë me dhunë e represion dhe të mbajë pushtetin në këtë formë.

Fundi i tyre do të jetë shumë i keq, por nuk mund të kalohet mbi trupat e qytetarëve shqiptarë.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco