Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gazi, me qëllim moslejimin e protestuesve që të afrohen drejt Kryeministrisë.
Tensione janë shënuar edhe pranë selisë të Partisë Socialiste dhe sheshit Skënderbej. Në këtë vend, policia ka hedhur gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e qytetarëve.
Policia gjithashtu është e pajisur edhe me një autobot uji. Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.