Andrea Kimi Antonelli konfirmoi formën e tij të shkëlqyer në Katar duke triumfuar në pistën e Losailit dhe regjistruar fitoren e tij të 10-të sezonalë. Piloti italian i Mercedes mori avantazhin edhe pas një përplasjeje indirekte me fatin e kolegut të skuadrës, George Russell, i cili kishte nisur nga pole position dhe i kishte rezistuar sulmeve të Antonellit në xhirot e para.
Russell u dëmtuar nga një problem aerodinamik, i shkaktuar nga një copë mbeturine e marrë në pistë që u bllokua pas boshtit të përparmë. Ajo u hoq vetëm pjesërisht gjatë ndalesës së dytë në bokse, duke kompromentuar performancën e pilotit anglez dhe duke iu marrë një pjesë të ngarkesës aerodinamike. Në gjysmën e dytë të garës, Antonelli mori kontrollin më të plotë të ritmit dhe, kur kishin mbetur 10 xhiro, ai përmes komunikimit me radio me skuadrën u shpreh i gatshëm të “t’i kthente” fitoren shokut të skuadrës që ishte dëmtuar nga një faktor i jashtëm.
Mercedes falënderoi Antonellin për qëndrimin, por pozicionet e dy pilotëve qenë të largëta për një shkëmbim vendesh, kështu që Russell përfundoi në vendin e dytë dhe plotësoi dopietën për skuadrën gjermane, e cila dominoi totalisht fundjavën.
Podiumin e plotësoi Oscar Piastri i McLaren, i renditur i treti. Pesëshen e parë e përfunduan edhe Max Verstappen me Red Bull dhe Lando Norris me makinën tjetër të McLaren. Menjëherë pas tyre u renditën dy makinat Ferrari, me Leëis Hamilton në vendin e 6 dhe Charles Leclerc në vendin e 7. Dhjetëshen më të mirë të garës e plotësuan Isack hadjar me Red Bull, Liam Laëson me Racing Bulls dhe Gabriel Bortoleto me Audi.
Garë e dominuar nga Mercedes në rezultatet përfundimtare, me Antonellin që shënoi fitoren kryesore të etapës së Losailit, ndërsa incidenti me mbetjet në pistë luajti rol kyç në formësimin e renditjes përfundimtare. Top Channel

