Një vit pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, familja e tij organizon këtë të diel, më 29 nëntor, një mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës artistike të tij. Aktiviteti ka filluar në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku familjarët, miqtë, kolegët dhe admiruesit e këngëtarit janë ftuar të kujtojnë artistin dhe trashëgiminë muzikore që ai la pas.