Ekipi i Studentit u shpall fitues i Kupës Pavarësia në volejboll për meshkuj për vitin 2026. Në finalen e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, kryeqytetasit mundën 3-1 Skënderbeun.
Një ndeshje e komanduar shumicën e kohës nga Studenti, që korr trofëun e parë pas shumë vitsh. Kryeqytetasit fituan 25-20 e 25-22 dy setet e para, por korcarët rihapin ndeshjen, duke fituar 25-18 setin e tretë.
Gjithsesi, në setin e katërt në fushë komandon ekipi i Studentit, ndjeshëm më superior, që shkëputet e fiton 25-15 e krejt takimin 3-1. Një triumf i merituar për Studentin, që udhëheq edhe renditjen e Superligës.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Skënderbeu – Ferizaj, 3-1
Studenti – Shkëndija, 3-0
Finale
Skënderbeu – Studenti, 1-3






