‘Urdhër i regjimit për të vrarë protestën’/ Koka: Rama, gati të derdhë gjak qytetarësh shqiptarë!

19:31, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në SYRI TV në emisionin me moderator Bled Marku, ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë, duke akuzuar regjimin e Edi Ramës për një strategji të qëllimshme dhune ndaj qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit.

Koka u shpreh se duket qartë se ekziston një urdhër për ta vrarë protestën, pasi qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shesh pavarësisht represionit policor.

Duke u ndalur te plagosja e deputetit demokrat Kliti Hoti, gazetari e cilësoi ngjarjen si një tentativë vrasjeje, duke theksuar se vetëm reagimi instinktiv i deputetit, i cili u kthye me kurriz kur pa se po qëllohej, i shpëtoi jetën.

Koka: Është e qartë se duket se ka një urdhër të regjimit për ta vrarë protestën, sepse protesta ka shkuar përtej parashikimeve që mund të kishte bërë deri në këto momente Edi Rama me të tijtë.

Sot jemi në 29 nëntor dhe sërish qytetarët janë në shesh… Këtu ka vetëm një agjendë, agjenda e qytetarëve që nuk dorëzohen nga vendimi i tyre për ta larguar Edi Ramën nga pushteti dhe kjo agjendë përballet me një agjendë tjetër, që është agjendë e poshtër, e fëlliqur, agjenda e Edi Ramës, i cili është i gatshëm të derdhë gjak qytetarësh shqiptarë, pa dallim, me imunitet pa imunitet, grua burrë, paqësorë, aktiv në protestë, pra gjëja ka kaluar përtej. Jo se sot u godit një deputet, jo se sot u godit imuniteti, por sot u tregua me zë dhe figurë, që deri ditën e djeshme gjuatjet nga policia me atë snajperin nga 20-40 metra largësi, sot e bëri gjuatjen vetëm nga 5 metra largësi dhe gjuajtja nga 5 metra largësi me presionin që ka ajo pushkë është edhe vrasëse. Nëse deputeti Hoti nuk do të kthehej me kurriz kur pa që po qëllohej, ajo mund ta qëllonte në mushkri apo zemër, mos e thëntë Zoti tani do ishim duke folur për një tragjedi. Instikti i zotit Hoti i ka shpëtuar jetën sot. Jemi duke folur qartazi për një tentativë vrasje ndaj protestueve paqësorë. Zotin Hoti e njohin të gjithë për një qytetar të kulturuar që vjen nga Shkodra dhe nuk kanë as alibinë të thonë që ishte një protestues i dhunshëm…

Jo më ta qëllosh deputetin sikur po qëllon bagëtinë me armë. Kjo është e qartë se urdhi që thanë se nuk ishte urdhër, ai në fakt atë urdhër ka. Nuk është hera e parë që ne e kemi denoncuar faktin që kujdes se po qëlloni dhe rrezikoni jetën e njerëzve. Ndodhi me Erjon Vishkullin, ndodhi me vajzën ditën e djeshme… këta janë pushkë por kolegët tanë u qëlluan me topa uji, fuqia e tyre është shumë herë më e madhe, dhe kolegu jonë rrezikoi shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco